Për Ne

Nikoqiri i Konsorciumit

"SkopSter" (RMV)

Kompania "SkopSter" është ndërmarrje e përbashkët e kompanive "Servici Italia", "Evita" dhe "Delta Pharma". Si rezultat i ekspertizës, njohurive dhe përvojës së fituar gjatë operacioneve të shumta, gjatë viteve në tregje të ndryshme, ekipi drejtues i "SkopSter" përbëhet nga një grup profesionistësh me përvojë të ndryshme në fushën e mjekësisë, veçanërisht në aktivitetet që lidhen me menaxhimin dhe riparimin e instrumenteve kirurgjikale dhe pajisjeve mjekësore.

Të udhëhequr nga premisa e transferimit dhe zbatimit të njohurive për integrimin e produkteve dhe shërbimeve, ne synojmë të përmirësojmë performancën në mbështetjen e aktiviteteve kirurgjikale nëpërmjet menaxhimit efektiv dhe të certifikuar të rrezikut infektiv në dhomat e operacionit. Misioni ynë është të prezantojmë procedura dhe teknologji të reja për të rritur sigurinë dhe efikasitetin brenda operacioneve dhe të të gjitha aktiviteteve mjekësore invazive - të gjitha në përputhje me standardet rregullatore evropiane.

Misioni ynë është të prezantojmë procedura dhe teknologji të reja për të rritur sigurinë dhe efikasitetin brenda operacioneve dhe të të gjitha aktiviteteve mjekësore invazive - të gjitha në përputhje me standardet rregullatore evropiane. Fokusi i punës tonë është sigurimi efikas i instrumenteve kirurgjikale dhe materialeve sterile mjekësore për një përdorim, me performancë të lartë dhe praktika të sofistikuara inovative për sterilizimin dhe dezinfektimin e departamenteve kirurgjikale në Maqedoninë Veriore.

Partnerë në Konsorcium

Servici Italia (IT)

Grupi “Servici Italia” është partner global në ofrimin e shërbimeve për sektorët e shëndetësisë dhe industrisë dhe një nga partnerët kryesor i zgjidhjeve të integruara në sektorin e shëndetësisë. Pas diversifikimit dhe zgjërimit të gamës së shërbimeve, kompania është lider në treg dhe lider profesionist në sektorin dhe industrinë e kujdesit shëndetësor. Falë përvojës së madhe të ndërtuar mbi 30 vite, Grupi menaxhon një gamë të gjerë kërkesash të ndryshme në fushën e sektorit të shëndetësisë, në varësi të nevojave dhe klientëve të grupit. Shërbimet e ofruara nga kompania përfshijnë: Larjen dhe marrjen me qira të mbulesave të krevateve, pako për mantilat dhe uniformat për personelin mjekësor, dyshekë dhe jastëkë; Sterilizimi i tekstileve; Sterilizimi dhe marrja me qira e furnizimeve mjekësore; Kujdesi dhe mirëmbajtja e objekteve shëndetësore; Prokurimi, marrja me qira, pastrimi dhe "monitorimi" i rrobave të punës dhe pajisjeve mbrojtëse personale; Shërbime për furnizim, lavanderi dhe shërbime me qira për hotele dhe restorane; Shërbimet në fushën e inxhinierisë klinike - vërtetimi dhe kontrolli sistematik i proceseve të sterilizimit, kalibrimi i pajisjeve dhe vërtetimi i sistemeve për dezinfektimin e pajisjeve kirurgjikale. Sistemi për mbështetjen teknike të objekteve kirurgjikale u zbatua për herë të parë në vitin 2005 (në Itali), dhe deri më tani është zbatuar në më shumë se 600 spitale në shumë vende të botës.

Sani Servis (AL)

"Sani Servis" është koncesionar përmes Partneritetit Publik Privat, i themeluar në vitin 2015 nga kompani globalisth te njohura - "Investital", "Servici Italia" dhe "Technosimanimed". Kompania punon në: Sigurimin e grupeve të personalizuara të instrumenteve sterile kirurgjikale; Furnizimin me pajisje sterile të disponueshme mjekësore në repartet kirurgjike; Trajtimin i mbetjeve helmuese; Dezinfektimin e departamenteve dhe objekteve kirurgjikale ku shërbimi ofrohet dhe brenda Shqipërisë. "Sani Service", brenda Partneritetit Publik dhe Privat, ofron shërbimet e tij brenda 5 Klinikave Universitare, 23 Spitaleve Rajonale dhe 156 departamenteve kirurgjikale. Falë aktiviteteve të kryera deri më tani, numri mesatar i operacioneve në nivel kombëtar është rritur prej 60,000 (para fillimit të punës së PPP) në 95,000 në një periudhë prej 3 vite. Çertifikimi i standardid ISO 9001 dhe EN13485 janë zbatuar në të gjithë territorin e Shqipërisë. Në të njëjtën kohë, rritja e efikasitetit dhe produktivitetit në sallat e operacionit është më shumë se 25%, si dhe zvogëlimi i infeksioneve si rezultat i intervenimeve kirurgjikale me 50% në një periudhë 2 vjeçare (nga 31.2% në 2015 në 15.5 % në 2017).