Aktivitete

Për Partneritetin Publik Privat

Partneriteti Publik Privat si model në procesin e sterilizimit dhe menaxhimit të mbetjeve kirurgjikale është futja e menaxhimit të integruar të zgjidhjeve inovative për kirurgji dhe kujdes shëndetësor kundër infeksionit në spitale.

PPP në këtë segment krijon një sistem të centralizuar për sterilizimin e instrumenteve kirurgjikale në klinikat universitare dhe spitalet ku kryhen operacionet, në mënyrë që të përmirësohet sistemi i sterilizimit dhe të zvogëlohet rreziku i infeksioneve që ndodhin si rezultat i procedurave kirurgjikale.

Me krijimin e këtij Partneriteti Publik Privat, në një periudhë prej 15 vite, shërbimi i menaxhimit të integruar do të financohet, krijohet, zbatohet dhe administrohet nëpërmjet 4 Qendrave Rajonale për Menaxhimin e Integruar të Sterilizimit, të gjitha për nevojat e Qendrës Klinike Universitare dhe spitaleve të tjera në Republikën e Maqedonisë Veriore që kanë blloqe operative (salla operacioni).

Partneriteti Publik Privat për Menaxhimin e Integruar të Zgjidhjeve Inovative për Procedurat Kirurgjikale dhe Infeksionet e spitaleve prezanton, në kohë reale, një "skenar të integruar" të protokolleve të reja, teknologjisë dhe instrumenteve të reja mjekësore dhe burimeve njerëzore të dedikuar për të zbatuar standardet e çertifikuara për kontrollimin e rrezikut nga infeksionet në sallat e operacionit.

Koncepti i zgjidhjeve të integruara nënkupton që Partneriteti Privat është përgjegjës për krijimin dhe menaxhimin e një grupi të shërbimeve inovative që synojnë efikasitetin maksimal për të zvogëluar rrezikun e infeksioneve të spitalit në sallën e operacionit. Në thelb, koncepti i zgjidhjeve të integruara i referohet integrimit të katër pjesëve të ndryshme të aktiviteteve të menaxhimit të rrezikut:

Pjesët e shërbimit PPP i referohen të gjitha spitaleve publike të Shërbimit Shëndetësor Kombëtar që do të mbështeten nga shërbimet dhe pajisjet në dispozicion nga Partneriteti Privat.

Segmentet E PPP

Partneriteti Publik Privat për Menaxhimin e Integruar të Zgjidhjeve Inovative për Procedurat Kirurgjikale dhe Infeksionet në Spitale përbëhet nga disa segmente:

Përfitimet

Përfitimi kryesor nga zbatimi i modelit inovator të funksionimit është transferimi i menjëhershëm i njohurive dhe përvojës nga Partneri Privat në kontekstin lokal ku zbatohet shërbimi i integruar. Përparësitë dhe përfitimet kryesore të sallës së operacionit, që dalin nga risia në shërbimet e integruara të mbështetjes kirurgjikale, janë të dukshme në rritjen e produktivitetit duke zvogëluar kohën e pritjes për kirurgji dhe në menaxhimin më të mirë të rrezikut të infektimit duke e ulur shkallën e infeksioneve që dalin nga sallat e operacionit. Gjithashtu, Partneriteti Publik Privat do të ketë një kontribut të shtuar në cilësinë e rezultatit shëndetësor, i kufizuar në aktivitetet diagnostike dhe terapeutike invazive për shkak të futjes së protokolleve të reja dhe pajisjeve inovative për të mbështetur këto procedura. Përveç kësaj, për shkak të disa proceseve të rëndësishme në shërbimet tona të integruara që rregullohen me procedura rigoroze që përputhen me standardet rregulatore dhe që nuk tolerojnë interpretimin personal, PPP do të kontribuojë në standardizimin e sektorit të shëndetit publik në vend. Partneriteti Publik Privat ofron efikasitet dhe kujdes më të madh për stafin kirurgjik gjithashtu dhe për pacientin, duke eliminuar aktivitetet jo thelbësore, duke rritur ndjeshëm sigurinë dhe uljen e rrezikut nga infektimi, duke e përqendruar në menyrë më të mirë vëmendjen personale nga ana e stafit tek kujdesi shëndetësor duke i liruar nga të gjitha përgjegjësitë që nuk kanë te bëjnë me shëndetsinë.