Shportat e zeza të mbyllur për mbeturinat e përdorura mjekësore, me një automjet të posaçëm për transportin e mbeturinave mjekësore, dërgohen në njësinë e menaxhimit të mbetjeve ku shkarkohen dhe ruhen në një depo pritëse. Shportat e mbyllura kalojnë përmes një detektori për metal për të kontrollluar nëse një instrument është “humbur” në shportën e mbeturinave.
Çdo shportë matet individualisht dhe të dhënat administrohen në sistemin e kontrollit. Shportat zbrazen në furrat e përshtatshme të djegies. Mbeturinat digjen përmes energjisë kinetike, të mundësuar nga makina që arrin 145 gradë Celsius. Vetëm hiri mbetet si derivat.
Trajtimi i shportave të zeza për mbetjet mjekësore. Shportat bosh lahen dhe dezinfektohen. Si të tilla, ato ruhen në një depo të veçantë të vendosur brenda njësisë së menaxhimit të mbeturianve. Në këtë mënyrë, ato janë gati për përdorim të mëtejshëm.